Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se ata ishin me Profetin ﷺ në Dhul Hulejfe. Njerëzit i kishte kapluar uria dhe kishin fituar si plaçkë lufte nga idhujtarët deve dhe dele. Para se të ndahej plaçka e luftës, ata nxituan, therën (disa) prej tyre dhe vendosën kusitë në zjarr (për t'i zier) pa i kërkuar leje Profetit ﷺ. Ndërkohë, Profeti ﷺ po ecte në pjesën e pasme të njerëzve. Kur e mori vesh këtë, urdhëroi që kusitë të përmbyseshin dhe lëngu i tyre u derdh. Pastaj e ndau plaçkën mes tyre, duke llogaritur dhjetë dele për një deve. Një deve iku dhe ata nuk mundën ta arrinin, sepse kishin pak kuaj. Atëherë njëri prej tyre e goditi me një shigjetë dhe Allahu ua ndali për ta. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Këto kafshë shtëpiake kanë disa tipare si kafshët e egra. Prandaj, kur ndonjëra prej tyre t’ju ikë dhe të mos mund ta kapni, veproni me të kështu.” Pastaj Rafiu tha: “Ne shpresojmë se nesër do të përballemi me armikun dhe kemi frikë se therja me armët tona do t’ua dëmtojë tehun. Ndërkohë kemi nevojë të domosdoshme për therje, por nuk kemi thikë. A mund të therim me kallamishte të zbrazëta?” Profeti ﷺ tha: “Çdo mjet që e nxjerr gjakun, e derdh me bollëk dhe mbi të përmendet emri i Allahut, hani prej tij; përveç dhëmbit dhe thoit. Do t’ju tregoj arsyen për këtë: sa i përket dhëmbit, ai është asht, ndërsa thoi është mjet që e përdorin jobesimtarët e Etiopisë.”