Muslimanët në kohën e Profetit ﷺ dhe në kohën e kalifëve të drejtë e jepnin sadakanë e fitrit për secilin person, të vogël apo të madh, nga një saë ushqim. Ushqimi i tyre ishte elbi, stafidhet, djathi dhe hurmat. Një saë është i barabartë me katër mudd, dhe një mudd është sa dy grushta të një personi mesatar. Kur Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë si kalif dhe gruri i Shamit u bë i bollshëm, mbajti një fjalim dhe tha: "Unë shoh se dy mudd grurë nga Shami (gjysmë saë) janë të barabarta me një saë hurma." Pastaj njerëzit vepruan sipas kësaj (fjale të Muaviut). Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja në kohën e Profetit ﷺ për jetë sa të jem gjallë.”