Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e fal sabahun është në mbrojtjen, ruajtjen dhe kujdesin e Allahut. Ai e mbron dhe e bën të ngadhënjejë. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër prishjes dhe zhvlerësimit të kësaj bese, qoftë duke braktisur namazin e sabahut, qoftë duke sulmuar namazfalësit. Kushdo që e bën këtë, e ka shkelur këtë mbrojtje dhe meriton kërcënim të rëndë, se Allahu do t'i kërkojë atij atë që ka lënë pas dore, e, kujtdo që Allahu ia kërkon këtë gjë, do ta dënojë atë, e pastaj do ta hedhë me fytyrë në Zjarr.