I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se askush, që e fal namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe i bën ato vazhdimisht, nuk do të hyjë në Zjarr. Ai i përmendi këto dy namaze, veçanërisht sepse janë namazet më të rënda, dhe sepse koha e sabahut është kur njeriu ndodhet në gjumë dhe shijon kënaqësinë e gjumit, ndërsa koha e ikindisë është kur njeriu është i angazhuar me punët e ditës dhe tregtinë e tij. Kështu që, ai që kujdeset dhe i fal vazhdimit këto dy namaze, edhe pse me vështirësi, do t'i ruajë dhe do të kujdeset edhe për namazet e tjera.