Profeti ﷺ në këtë hadith na ka inkurajuar të jemi të kujdesshëm në faljen e dy namazeve që falen në kohë të freskët, që janë: namazi i sabahut dhe i ikindisë, si dhe ka përgëzuar se, kushdo që i fal ato, duke i përmbushur rregullat e tyre, si: koha e saktë, falja me xhemat dhe rregulla të tjera, atëherë këto dy namaze do të jenë shkak që ai njeri të hyjë në Xhenet.