Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) të thotë: "Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës." Sahih - Transmeton Muslimi
explain-icon

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimani, i cili kur hyn koha e namazit të detyrueshëm, merr abdes me përpikëri dhe më pas qëndron i përulur gjatë faljes së namazit, duke i pasur të gjitha gjymtyrët të përkushtuara dhe të përqendruara te madhështia e Allahut, dhe duke i plotësuar veprimet e namazit, si: rukunë, sexhden dhe veprimet e tjera, atëherë ky namaz i shlyen mëkatet e tij të vogla që ka bërë më herët, për sa kohë që nuk vepron ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është e vazhdueshme gjatë gjithë kohës dhe në çdo namaz.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Namazi, i cili i shlyen mëkatet është ai në të cilin njeriu merr abdes në mënyrë të përsosur dhe i kryen veprimet me përulje, duke synuar kënaqësinë e Allahut.
  • Vlera e vazhdimësisë në kryerjen e adhurimeve dhe se ato shërbejnë për faljen e mëkateve të vogla.
  • Vlera e përsosjes së abdesit dhe e përsosjes së veprimeve të namazit me përulje.
  • Rëndësia e shmangies së mëkateve të mëdha, për të përfituar falje për mëkatet e vogla.
  • Mëkatet e mëdha falen vetëm me anë të pendimit.