Profeti ﷺ lajmëron në këtë hadith për hipokritët dhe përtacinë e tyre në raport me pjesëmarrjen në namaz, veçanërisht në namazin e jacisë dhe sabahut. E, sikur ta dinin vlerën e shpërblimit për pjesëmarrjen e tyre me xhematin e muslimanëve, do të vinin, qoftë dhe zvarrë, ashtu siç zvarritet fëmija me duar dhe gjunjë. Profeti ﷺ deshi të urdhërojë që të falet namazi dhe të caktojë një njeri që t'u prijë njerëzve në vend të tij, pastaj të shkojë me disa burra, që do të marrin me vete turra drush, për te njerëzit që nuk marrin pjesë në namazin me xhemat dhe t'ua djegë me zjarr shtëpitë e tyre. Kjo, për shkak të mëkatit të rëndë që bënë, - por ai nuk e bëri këtë gjë, - për shkak të grave dhe fëmijëve të pafajshëm e të tjerëve që janë të arsyetuar (për mospjesëmarrje në xhami) dhe nuk kanë kurrfarë mëkati.