Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani." Sahih - Transmeton Muslimi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ është pyetur për veprat që janë shkak për hyrjen në Xhenet ose për veprat që janë më të dashura për Allahun. Ai ﷺ i tha pyetësit: "Bëj sa më shumë sexhde në namaz, se, sa herë që t'i bësh sexhde Allahut, Ai të ngre një shkallë për shkak të saj dhe të fal një mëkat."

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi i muslimanit që të jetë i zellshëm në faljen e namazeve të detyrueshme dhe vullnetare, sepse namazet përmbajnë në vetvete sexhdet.
  • Ky hadith nxjerr në pah përceptimin dhe dijen e sahabëve se Xheneti nuk mund të arrihet, - pas mëshirës së Allahut, - përveçse me punë.
  • Sexhdja në namaz është nga shkaqet më të mëdha për ngritjen e shkallëve (në Xhenet) dhe faljen e mëkateve.