Profeti ﷺ sqaroi se veprimi i disa gjërave është shirk (idhujtari). Prej tyre theksoi: 1. Rukjet (yshtjet): fjalë përmes të cilave kërkonin shërim njerëzit e xhahilietit (periudhës para se të vinte Profeti), të cilat përmbanin shirk. 2. Hajmalitë prej rruazave dhe të ngjashme, të cilat u ngjiten fëmijëve, kafshëve dhe të tjerëve, për të shmangur mësyshin. 3. Tivele, e cila bëhet për ta bërë të dashur njërin bashkëshort për tjetrin. Këto gjëra janë shirk, sepse është konsideruar diçka shkak (për shërim etj.), që nuk është shkak fetar, që vërtetohet me argument, e as shkak konkret, që vërtetohet me përvojë. Sa u përket shkaqeve fetare, si: leximi i Kuranit ose shkaqeve konkrete, siç janë barnat, që janë vërtetuar me përvojë (se janë të dobishme), ato lejohen, por duke besuar se janë shkaktare dhe se dobia dhe dëmi janë në Dorë të Allahut.