Othman ibën Ebi Asin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e goditi një dhimbje që gati e çoi në shkatërrim, kësisoj Profeti ﷺ shkoi ta vizitojë dhe ia mësoi një lutje që Allahu t'ia largonte sëmundjen që e kishte goditur. Lutja ishte që ai të vendoste dorën mbi vendin ku ndiente dhimbje dhe të thoshte: "Bismilah" (Me emrin e Allahut) tri herë, pastaj të thoshte shtatë herë: "Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem." Respektivisht kërkoj strehim tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që ndiej tani prej dhimbjes, në këtë moment të tashëm, dhe ruhem e kam frikë nga ndonjë e keqe që mund të ndodhë në të ardhmen, qoftë prej pikëllimit apo frikës, ose që kjo sëmundje të vazhdojë e të përhapet dhimbja e saj në trup.