Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij duhet të pengohet nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që është njësoj e nuk i lejohet askujt që të dëmtojë as vetveten e as të tjerët. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë implementimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), duke mos bërë shkelje në këtë rast. Pastaj Profeti ﷺ e sqaroi kërcënimin për atë që i dëmton të tjerët, se do ta zërë dëmi dhe atë që ua vështirëson njezëzve, do ta zërë vështirësia.