Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij, duhet të shmanget nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që nuk i lejohet askujt që të dëmtojë veten apo të tjerët pa dallim. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë zbatimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), pa e tepruar.