explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga shenjat e Kiametit që po afrohet është se do të pakësohet dituria rreth fesë, e kjo do të jetë për shkak të vdekjes së dijetarëve. Si rrjedhojë e kësaj, shtohet dhe përhapet injoranca, përhapet zinaja dhe paturpësia, përhapet konsumimi i alkoolit, pakësohet numri i meshkujve dhe shtohet numri i femrave, saqë për pesëdhjetë femra është vetëm një burrë që kujdeset për punët dhe interesat e tyre.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i disa shenjave të Kiametit
  • Dituria lidhur me kohën e Kiametit është prej çështjeve të fshehta, që i di vetëm Allahu.
  • Inkurajimi për të mësuar dituri fetare para humbjes së saj.