Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)." E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!" Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.” Sahih - Transmeton Buhariu
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kur xhenazja, i vdekuri, vendoset në tabut dhe bartet mbi supe nga burrat, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)", për shkak të begative që sheh përpara. Ndërsa nëse nuk ka qenë vepërmirë, ai klith me një zë të tmerrshëm: “Mjerë unë, ku po më dërgoni?!”, për shkak të dënimit që sheh përpara. Zërin e tij e dëgjon çdo gjë përveç njeriut; sikur njeriu ta dëgjonte, do të alivanosej nga ashpërsia e asaj që do të dëgjonte.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • I vdekuri vepërmirë i sheh sihariqet para se të varroset, ndërsa jobesimtari tronditet dhe sheh të kundërtën.
  • Disa zëra dëgjohen nga krijesat e tjera përveç njerëzve, ndërsa njerëzit nuk janë në gjendje t’i dëgjojnë.
  • Sipas Sunetit, tabuti i të vdekurit bartet mbi supe nga burrat dhe jo nga gratë, për shkak të ndalimit të Profetit ﷺ që gratë të ndjekin përcjelljen në varreza.