Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se atij që Allahu ia do të mirën, i jep të kuptuar të thellë në fenë e Tij. Profeti ﷺ është shpërndarës, i cili e shpërndan rrizkun, diturinë dhe gërat e tjera që ia ka dhënë Allahu, ndërsa Dhuruesi i vërtetë është Allahu. Sa u përket të tjerave, ato janë mjete që nuk janë të dobishme, përveçse me lejen e Allahut. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.