Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se Allahu i Lartmadhëruar thotë në një hadith kudsij (hyjnor, të shenjtë): "O bir i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson në mëshirën Time e nuk i humb shpresat, mëkatin do të ta mbuloj dhe do të ta fshij, pa e pasur dert, edhe sikur ky mëkat apo kjo mosbindje të jetë nga mëkatet e mëdha. O bir i Ademit, sikur mëkatet e tua të ishin aq të shumta, sa ta mbushnin hapësirën ndërmjet Qiellit dhe Tokës, duke i përfishirë dhe mbuluar të gjitha anët dhe cepat, pastaj të më kërkoje falje; Unë do të t'i fshija dhe do të t'i falja të gjitha, e nuk do të kisha asnjë gajle nëse do të ishin të shumta. O bir i Ademit, sikur të më vije pas vdekjes me gjynahe dhe mëkate sa sipërfaqja e Tokës, e ndërkohë ke vdekur si monoteist, duke mos më shoqëruar asgjë; këto mëkate dhe gjynahe do t'i prisja me falje sa sipërfaqja e tokës. Kjo sepse falja Ime është e gjerë dhe Unë i fal të gjitha gjynahet, përveç shirkut (idhujtarisë).