Profeti ﷺ sqaron në këtë hadith se Allahu i caktoi veprat e mira e të këqijat dhe ua sqaroi dy melekëve se si t'i shkruajnë ato: Kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të mirë, do t'i shënohet një vepër e mirë, edhe nëse nuk e bën, e, nëse e bën, do t'i shënohet dhjetëfish deri në shtatëqindfish, bile-bile edhe më shumë se kaq. Shtimi i shpërblimit është sipas sinqeritetit që është në zemër dhe tejkalimit të dobisë (së asaj vepre te të tjerët) e kështu me radhë. Dhe kushdo që dëshiron, synon dhe vendos të bëjë një vepër të keqe, pastaj e lë atë për hir të Allahut, i shënohet një vepër e mirë. E, nëse e lë atë për shkak se ishte i angazhuar, duke mos bërë shkaqet për veprimin e saj, atëherë nuk i shënohet gjë. Ndërkaq, nëse e ka lënë për shkak se nuk ka mundur ta bëjë, atëherë i shënohet nijeti (që e ka pasur për ta bërë), e, nëse e ka bërë, i shënohet një vepër e keqe.