Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartësuar e pranon pendimin nga robërit e Tij. Nëse robi bën mëkat gjatë ditës dhe pendohet gjatë natës, Allahu ia pranon pendimin, sikundër që, nëse bën mëkat gjatë natës dhe pendohet gjatë ditës, Allahu ia pranon pendimin. Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij për ta pranuar pendimin (e robërve), duke u gëzuar dhe duke e pranuar këtë veprim. Dera e pendimit mbetet e hapur derisa të lindë Dielli nga Perëndimi, duke sinjalizuar fundin e botës, e kur të lindë nga Perëndimi, dera e pendimit mbyllet.