Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për bisedën e fshehtë mes Allahut dhe robit besimtar në Ditën e Gjykimit, duke thënë: "Besimtari do të sillet afër Zotit të tij në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do ta mbulojë atë nga sytë e krijesave të tjera, ashtu që askush përveç tij të mos e dijë atë që ndodh mes tyre. Allahu do t’i thotë: "A e di për këtë e atë mëkat?" Duke e bërë atë të pranojë mëkatet që janë mes tij dhe Zotit të tij. Besimtari do të thotë: "Po, o Zoti im." Kur besimtari të ndiejë frikë dhe shqetësim, Allahu i Lartësuar do t’i thotë: "Unë t’i kam mbuluar ato në jetën e kësaj bote dhe sot po t’i fal." Pastaj atij do t’i dorëzohet libri i veprave të mira. Ndërsa jobesimtari dhe hipokriti do të thirren me zë të lartë para të gjithë dëshmitarëve: “Këta janë ata që gënjyen kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.”