explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se ai do të ketë Hauz (Pellg) në Ditën e Kiametit, gjatësia dhe gjerësia e të cilit do të jetë sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është e pastër dhe më e këndshme se aroma e myshkut, enët e tij janë sikurse yjet në qiell, pra, aq shumë. Kush pi prej Hauzit me këto enë, nuk do të ketë etje kurrë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Hauzi i Profetit ﷺ është një pellg - vendtubim i madh uji tek i cili do të shkojnë besimtarët nga umeti i tij në Ditën e Kiametit.
  • Ai që pi nga Hauzi do të jetë i begatuar, meqë nuk do të ketë kurrë etje.