explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndoshë e vendas dhe i ka ndodhur ndonjë gjë, fjala vjen, është i sëmurë dhe nuk mund ta kryejë atë ose është i zënë me udhëtim, ose ndonjë justifikim tjetër, atëherë i shkruhet shpërblimi i plotë, sikur të kishte punuar sa ishte shëndoshë e vendas.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Mirësia e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij.
  • Inkurajimi për të qenë të zellshëm në kryerjen e adhurimeve dhe shfrytëzimi i kohës kur jemi të shëndoshë dhe kemi kohë të lirë.