Fatimja, e bija e Profetit ﷺ, iu ankua atij për dhimbjen që ndiente nga përdorimi i mjeteve të bluarjes nga ajo që bluante. Kur Profetit ﷺ i sollën një rob, ajo shkoi për t'i kërkuar atij një shërbëtor që ta ndihmonte në punët e shtëpisë. Por, ajo nuk e gjeti Profetin ﷺ në shtëpi, por ja që e takoi Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tregoi asaj për situatën e saj. Kur erdhi Profeti ﷺ, Aishja i tregoi atij për ardhjen e Fatimes, e cila po i kërkonte një shërbëtor. Atëherë Profeti shkoi ﷺ te Fatimja dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) në shtëpinë e tyre, ndërsa ata ishin në shtrat duke u përgatitur për të fjetur. Ai u ul në mes të tyre, saqë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të)! e ndjeu ftohtësinë e këmbëve të Profetit ﷺ në barkun e tij dhe na tha: A t'ju tregoj diçka më të mirë sesa ajo që më kërkuat për t'ju dhënë një shërbëtor? Ata të dy thanë: "Gjithsesi." Kështu, Profeti ﷺ u tha: Kur të shkoni për të fjetur në gjumin e natës, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, bëni tahmid (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë, dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Ky dhikër është më i mirë për ju sesa një shërbëtor.