explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës frikësohet njeriu, atëherë kur të vendoset në një vend në tokë, qoftë në udhëtim, qoftë në piknik e të ngjashme. Pra, të kapet fort dhe të strehohet përmes fjalëve të Allahut, të cilat janë të përkryera në vlerën, begatinë dhe dobinë e saj, të cilat janë larg çdo të mete dhe mangësie, që ta ruajë Ai nga keqja e çdo krijese që përmban të keqen, kështu që ai është i sigurt në atë vend nga çdo gjë që dëmton, përderisa qëndron aty.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Kërkimbrojtja është adhurim, e ajo bëhet duke kërkuar mbrojtje përmes Allahut të Lartësuar, përmes emrave të Tij ose përmes cilësive të Tij.
  • Lejohet kërkimbrojtja përmes Fjalës së Allahut, sepse ajo është një prej cilësive të Tij, ndryshe nga kërkimbrojtja përmes ndonjë krijese, kushdo qoftë, e cila është shirk.
  • Vlera dhe begatia e kësaj lutjeje.
  • Fortifikimi përmes dhikrit (përmendjes së Allahut) është arsye për ta mbrojtur robin nga të këqijat.
  • Kërkimbrojtja përmes dikujt tjetër pos Allahut, bie fjala, prej xhinëve, magjistarëve, gënjeshtarëve e të tjerëve, është e kotë.
  • Kjo lutje është e ligjësuar të thuhet kur dikush shkon dhe qëndron në ndonjë vend, qoftë kur është vendas, qoftë udhëtar.