I Dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi fyerjen dhe mallkimin e erës, sepse ajo është e urdhëruar nga Krijuesi i saj. Ajo vjen si me mëshirë, ashtu edhe me ndëshkim, dhe mallkimi i saj është njësoj si mallkimi i Allahut, Krijuesit të saj, dhe shprehje e pakënaqësisë ndaj caktimit të Tij. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ na udhëzoi që t’i drejtohemi Allahut, Krijuesit të saj, duke i kërkuar prej Tij të mirën e erës, të mirën që gjendet në të dhe të mirën për të cilën është dërguar, siç është sjellja e shiut apo bartja e polenit dhe dobi të ngjashme. Po ashtu, na mësoi të kërkojmë mbrojtje te Allahu nga e keqja e saj, nga e keqja që gjendet në të dhe nga e keqja për të cilën është dërguar, siç është shkatërrimi i të mbjellave, i pemëve, i bagëtive, rrëzimi i ndërtesave e të ngjashme. Kërkimi i Allahut në këtë formë është pohim i robërisë dhe nënshtrimit ndaj Tij.