explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar janë katër: Subhanallah, që nënkupton lartësimin dhe dëlirësimin e Allahut të Lartësuar nga çdo mangësi. Elhamdulilah, që nënkupton përshkrimin e Allahut me të gjitha cilësitë e përsosurisë dhe plotësisë, duke e dashur dhe duke e madhëruar. La ilahe il-lallah, që nënkupton se nuk ka të adhuruar meritor pos Allahut. Allahu Ekber, që nënkupton se Allahu është më i çmuari, më madhështori dhe më krenari se çdo gjë tjetër. Mirësitë e tyre dhe marrja e shpërblimit, që rezulton kur të thuhen, nuk nënkupton të shqiptohen me renditje.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Feja është e lehtë, prandaj nuk prish punë se me cilën nga këto fjalë fillon.