Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se përmendja e Allahut të Lartësuar me këto fjalë madhështore është më e mirë se kjo botë dhe çdo gjë në të. Këto fjalë janë: Subhanallah - është lartësim për Allahun nga çdo mangësi. Elhamdulilah - është lavdërim për Allahun përmes cilësive të përkryera, duke e dashur dhe madhëruar. La ilahe il-lallah, respektivisht nuk ka zot që meriton të adhurohet denjësisht pos Allahut. Allahu ekber - është më madhështori dhe më i madhi se çdo gjë.