Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që thotë: 'Raditu bil-lahi Rabben, ue bil-Islami dinen, ue bi Muhammedin rasulen' (Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si të Dërguar), i garantohet Xheneti.” Sahih - Transmeton Ebu Davudi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se atij që thotë: “Jam i kënaqur me Allahun si Zot”, si i Adhuruar, Furnizues, Pronar, Sundues dhe Rregullues; “me Islamin”, me të gjitha dispozitat e tij, urdhrat dhe ndalesat; “si fe”, si besim dhe ligj përmes bindjes dhe dorëzimit; “dhe me Muhamedin si të Dërguar” dhe profet, me gjithçka me të cilën është dërguar dhe që na e ka përcjellë, i garantohet Xheneti.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Nxitja për ta thënë këtë lutje dhe sqarimi i shpërblimit që pason për të.
  • Të jesh i kënaqur me Allahun si Zot, nënkupton që njeriu të mos adhurojë askënd tjetër përveç Allahut të Lartësuar.
  • Të jesh i kënaqur me Muhamedin ﷺ si profet dhe i dërguar, nënkupton t'i bindesh dhe t'i nënshtrohesh Sunetit të tij.
  • Të jesh i kënaqur me Islamin si fe, tregon kënaqësi me atë që Allahu ka zgjedhur për robërit e Tij.
  • Është e pëlqyer që kjo lutje të thuhet pas dy dëshmive kur dëgjohet ezani, siç tregohet në transmetime të tjera.
  • Është përmendur në një hadith tjetër se kjo lutje këshillohet të thuhet në mëngjes dhe në mbrëmje.