Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se kushdo që thotë këtë lutje pasi ta përfundojë muezini ezanin: "O Allah, Zot i kësaj thirrjeje", që janë fjalët e ezanit, me të cilat thirren njerëzit për të adhuruar Allahun dhe për të kryer namazin. "të përsosur", do të thotë të plotë, pra thirrja e teuhidit dhe e mesazhit hyjnor. "dhe këtij namazi që po falet", që është i vazhdueshëm dhe i afërt për t’u kryer. "...jepja Muhamedit ndërmjetësimin", që është pozita më e lartë në Xhenet, e cila nuk do t’i jepet askujt tjetër përveç tij ﷺ. "...dhe mirësinë", që është shkalla e epërsisë ndaj shkallëve të tjera të krijesave. "Ngrije në pozitën e lartë, - Mekami Mahmud", që i sjell lavdërim atij që qëndron aty, dhe që i referohet ndërmjetësimit të madh në Ditën e Gjykimit. " të cilën ia ke premtuar", me fjalën e Tënde: "Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar." (El Isra 79), e meriton ndërmjetësimin tim Ditën e Kiametit. Kushdo që thotë këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Profetit ﷺ, dhe ajo me siguri do t’i jepet atij në Ditën e Gjykimit.