Profeti ﷺ ka njoftuar se në Xhenetin e botës tjetër ka njëqind shkallë dhe grada. Distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej këtyre xheneteve është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi Firdeus është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin, sepse ai është mbi të gjitha xhenetet e tjera.