Sahabët ishin me Profetin ﷺ një natë, i cili shikoi drejt Hënës së plotë (katërmbëdhjetëshe) dhe tha: Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre me sy, realisht, pa asnjë dyshim; nuk do të shtyhen me njëri-tjetrin dhe nuk do të përjetojnë lodhje e vështirësi kur ta shohin Atë, të Lartësuarin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: Nëse jeni në gjendje t'i ndërprisni shkaqet që ju largojnë nga namazi i sabahut dhe namazi i ikindisë, atëherë veproni kështu dhe kryeni ato plotësisht në kohën e duhur me xhemat, sepse kjo është një nga shkaqet (që mundësojnë) të parët e Allahut të Lartmadhëruar. Pastaj Profeti ﷺ lexoi ajetin: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)