Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegon këtë ajet fisnik se këta idhuj të cilët i ka përmendur Allahut i Lartësuar, populli i Nuhut këshilloi njëri-tjetrin në vazhdimësi që adhurimi t'u kushtohet atyre, pasi Nuhu (alejhi selam) i pat ndaluar që Allahut t'i bëhet shirk (idhujtari). Ç'është e vërteta, këta qenë emra të burrave të devotshëm prej tyre, ku ata e tepruan në raport me ta, sepse shejtani i mashtroi deri në atë masë, saqë i vendosën figurat e tyre. Kështu, erdhi puna, saqë këto fotografi u shndërruan në idhujt që u adhuruan krahas Allahut.