explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ i bëri lutje Zotit të tij që të mos ia bëjë varrin sikurse idhull që njerëzit e adhurojnë duke e madhëruar dhe duke pasur përballë e duke i bërë sexhde. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Zoti i ka larguar dhe dëbuar nga mëshira e Tij ata që i kanë marrë varret e profetëve faltore, sepse marrja e tyre si faltore është shkak për t'i adhuruar dhe për të besuar në to.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Tejkalimi i kufirit legjitim në raport me varret e profetëve dhe të devotshmëve bën që ata të adhurohen në vend të Allahut, andaj duhet pasur kujdes nga mjetet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
  • Nuk lejohet t'i synosh varret (me vizitë) për t'i nderuar dhe për të bërë adhurim tek ato, sado afër Allahut të Lartësuar (me pozitë) të jetë i varrosuri.
  • Është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre.
  • Është e ndaluar falja e namazit te varret, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore - xhami, përveç namazit të xhenazes, së cilës nuk i është falur namazi (në xhami, bën t'i falet aty).