explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajon këdo që vjen dhe hyn në xhami, në çfarëdo kohe dhe për çfarëdo qëllimi, që të falë dy rekate para se të ulet. Këto ndryshe quhen dy rekatet e përshëndetjes së xhamisë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e rekomanduar të falen dy rekate përshëndetje xhamisë para se të ulemi.
  • Ky urdhër (rekomandimi) është për ata që duan të ulen, e këdo që hyn në xhami dhe del para se të ulet, nuk e përfshin ky urdhër.
  • Nëse namazliu hyn (në xhami) dhe besimtarët janë duke u falur e ky u bashkohet atyre, atëherë kjo i mjafton kundrejt dy rekateve.