Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) sqaron se prej namazeve vullnetare që i ka mbajtur në mend nga Profeti ﷺ janë dhjetë, të cilat quhen sunetet e rregullta ditore (ar. es-sunen er-ravatib). Dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij dhe dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para namazit të sahabut. Kështu, bëjnë dhjetë rekate. Sa i përket namazit të xhumasë, Profeti ﷺ i falte dy rekate pas tij.