explain-icon

Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ bënte sexhde, i hapte krahët gjatë saj dhe secilin krah e largonte nga ijët e ato hapeshin si krahët e shpendit, derisa i dukej ngjyra e lëkurës së nënsqetullave. Ngjyra e nënsqetullave dukej për shkak të hapjes dhe largimit të tepërt të krahëve nga ijët.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ky pozicion është i pëlqyeshëm teksa jemi në sexhde, pra, mbajtja e krahëve të ndarë nga ijët.
  • Nëse me hapjen e krahëve gjatë sexhdes namazliu tjetër që është pranë lëndohet atëherë kjo gjë nuk lejohet.
  • Në hapjen e krahëve në sexhde ka urtësi dhe dobi të shumta, prej të cilave veçojmë: shprehja e zellit dhe dëshirës për të falur namazin, si dhe nëse namazliu mbështetet në të gjitha gjymtyrët me të cilat bëhet sexhde, atëherë çdo gjymtyrë merr pjesën e duhur të adhurimit. Është thënë po ashtu se prej urtësisë së këtij pozicioni është se ai është më shumë i ngjashëm me formën e përulësisë dhe ndihmon më shumë për ta vendosur ballin dhe hundën në tokë dhe, gjithashtu, ndihmon që çdo gjymtyrë të ndahet më vete.