Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Drejtoni rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është pjesë e plotësimit të namazit!"
Sahih - Muttefek alejhi
Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron namazlijtë të drejtojnë rreshtat dhe të mos dalin përpara e as mbrapa njëri-tjetrit. Drejtimi i tyre e kompleton dhe e përsos namazin, ndërsa shtrembërimi i tyre është parregullsi dhe mangësi në të.
Mësime nga hadithi
Është gjë e ligjshme t'i kushtohet kujdes çdo gjëje që e plotëson namazin dhe e ruan atë nga mangësitë.
Urtësia e Profetit ﷺ në mësimdhënie, e cila manifestohet në lidhjen e vendimit me arsyen e tij, që të dalë në pah urtësia e legjislacionit fetar dhe të motivohen njerëzit për ta zbatuar.