Othman ibën Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte ta rindërtonte Xhaminë e Profetit ﷺ në një mënyrë më të mirë se ndërtimi i saj i parë, por njerëzit nuk e pëlqyen këtë gjë, për shkak të ndryshimit të ndërtimit të xhamisë nga mënyra e ndërtimit të saj në kohën e Profetit ﷺ. Xhamia më parë ishte e ndërtuar me baltë dhe çatia e saj ishte me degë të palmës, por Othmani deshi ta ndërtojë me gurë dhe suva. Kështu, Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u tregoi se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Atë që ndërton një xhami, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar e jo syefaqësinë e reputacionin, Allahu do ta shpërblejë me shpërblimin më të mirë nga lloji i veprës së tij, dhe ky shpërblim është se Allahu do t'i ndërtojë një të ngjashme në Xhenet."