explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi dhe paralajmëroi kundër betimit në amanet (besë), duke thënë se kush e bën këtë, nuk është prej nesh.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar të betohesh në dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar, dhe në këtë përfshihet edhe betimi në emër të amanetit (besës), sepse kjo konsiderohet vepër e shirkut të vogël.
  • Amaneti përfshin nënshtrimin, adhurimin, kaparin, pasurinë dhe sigurinë.
  • Betimi nuk është i vlefshëm dhe as detyrues, përveç nëse bëhet në emër të Allahut të Lartësuar ose në një nga emrat apo cilësitë e Tij.
  • Hatabiu ka thënë: "Mospëlqimi këtu ka të ngjarë të jetë i bazuar në urdhrin e tij, që betimi të bëhet vetëm në emër të Allahut dhe cilësive të Tij, ndërsa amaneti nuk është prej cilësive të Tij, por është një nga urdhrat e Tij dhe një prej gjërave që Ai i ka bërë obligim. Prandaj ata janë të ndaluar nga ky veprim, sepse kjo nënkupton barazimin e amanetit me emrat dhe cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar."