Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përsëritet Kurani dhe të lexohet vazhdimisht, që të mos harrohet pasi është mësuar përmendsh në kraharor, dhe këtë e vërtetoi me betim, se Kurani largohet më shpejt nga kraharori sesa devetë e lidhura me litarë në mes të krahut. Nëse njeriu e përsërit atë, e kap (dhe e ruan), e, nëse e lëshon (nuk e përsërit), largohet dhe humbet.