Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo musliman që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Pastaj këtë gjë e sqaroi me fjalën e tij: "Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete”, pra këto tri shkronja janë të barabarta me tridhjetë të mira.