explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se shpërblimi për leximin e tri ajeteve në namaz është më i mirë se një person të gjejë në shtëpinë e tij tri deve me barrë, të mëdha e të shëndosha.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i vlerës së leximit të Kuranit në namaz.
  • Veprat e mira janë më të mira dhe më të përhershme sesa të mirat e kësaj bote kalimtare.
  • Kjo vlerë nuk kufizohet në leximin e vetëm tri ajeteve: sa më shumë që namazliu të lexojë ajete në namazin e tij, aq më i mirë do të jetë shpërblimi për ato ajete; aq sa ajete i lexon, i llogariten po aq deve.