Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar në hadithin kudsi thotë: "Në namaz e ndava suren el Fatiha përgjysmë mes Meje dhe robit Tim: gjysma është për Mua e gjysma është për të." Gjysma e parë është falënderim, lavdërim dhe madhërim kushtuar Allahut, për të cilin Allahu jep shërblim të madh. Gjysma e dytë është përgjërim dhe lutje, të cilit Allahu i përgjigjet e i jep çfarë kërkon. Kur namazliu të thotë: "Elhamdulil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi" e më falëderoi dhe kjo, njëherazi, është miratim nga ana e tij për Mua se Unë i begatoj të gjitha krijesat. Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", e ky është nderim i gjerë. Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim." Gjysma e parë e këtij ajeti është për Allahun, e cila është: "Ijjake nabudu - Vetëm Ty të adhurojmë", që nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe duke iu përgjigjur me ibadet, e me të përfundon gjysma që i takon Allahut. Gjysma e dytë e ajetit është për robin: "ue ijjake nestein - vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë", që nënkupton kërkimin e ndihmës prej Allahut dhe është premtim prej Tij për ndihmë. E, kur ai thotë: “Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dalin - Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!", Allahu thotë: "Ky është përgjërim dhe lutje nga robi Im, e robit Tim i takon ajo që kërkoi, ndërsa Unë iu përgjigja lutjes së tij."