Profeti ﷺ në këtë hadith u pyet për udhëheqësit që kërkojnë të drejtën e tyre nga njerëzit, që t'i dëgjojnë dhe t'iu binden, ndërkohë që ata vetë nuk e kryejnë të drejtën që kanë ndaj popullit, siç është ofrimi i drejtësisë, shpërndarja e plaçkave të luftës, kthimi i padrejtësive dhe trajtimi i barabartë. Çfarë na urdhëron të bëjmë në raport me ta? Profeti ﷺ iu shmang pyetjes së tij, sikur nuk i pëlqeu këto lloj çështjesh. Por pyetësi e përsëriti pyetjen e tij për herë të dytë dhe të tretë, derisa Eshath ibn Kajs (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e tërhoqi pyetësin për ta ndalur. Atëherë Profeti ﷺ u përgjigj dhe tha: "Dëgjoni fjalët e tyre dhe bindjuni urdhrave të tyre, sepse ata mbajnë përgjegjësinë që u është ngarkuar: për të qenë të drejtë dhe për t’u dhënë të drejtat popullit, sikundërqë ju mbani përgjegjësinë që u është ngarkuar për bindje, kryerjen e të drejtave dhe durimin ndaj sprovave.