Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se pas vdekjes së tij do të ketë sundimtarë që gënjejnë në fjalët e tyre, duke thënë atë që nuk e bëjnë, dhe do të shtypin në qeverisjen e tyre. Kushdo që bashkohet me ta, u beson gënjeshtrave të tyre, ose i ndihmon në mënyrë të padrejtë me vepra apo fjalë, si p.sh. duke u dhënë fetva për t’u kënaqur me ta ose duke kërkuar atë që ata ofrojnë, unë distancohem prej tij; ai nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi i Keutherit në Ditën e Kiametit. Por, kushdo që nuk bashkohet me ta, nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi në Ditën e Kiametit.