Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e lexojnë këtë ajet: "O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105) Ata kuptuan prej ajetit se njeriu duhet të përpiqet vetëm për të përmirësuar veten e vet dhe se ai nuk do të dëmtohet më pas nga devijimi i atyre që kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se prej tyre nuk kërkohet që të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja! Andaj, ai u tregoi se nuk është kështu dhe se ai e kishte dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: nëse njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë atë nga zullumi i tij, ndrëkohë që kanë mundësi për ta penguar atë, ka të ngjarë që Allahut t'i përfshijë me dënim të gjithë: vepruesin e së keqes dhe atë që hesht ndaj saj.