Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Frika nga njerëzit të mos e pengojë askënd prej jush, që ta thotë të vërtetën kur e sheh ose e di atë.”
Sahih - Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Profeti ﷺ iu drejtua shokëve të tij dhe, ndër këshillat që u dha, ishte se muslimani nuk duhet të pengohet nga frika apo pushteti i njerëzve për ta thënë të vërtetën ose për ta urdhëruar atë kur e sheh apo e di.
Mësime nga hadithi
Nxitja për ta shfaqur të vërtetën dhe për të mos e fshehur atë nga frika e njerëzve.
Thënia e së vërtetës nuk do të thotë shpërfillje e mirësjelljes, urtësisë dhe këshillës së mirë në mënyrën se si ajo shprehet.
Është detyrë të kundërshtohet e keqja dhe t’u jepet përparësi të drejtave të Allahut të Lartësuar mbi interesat e njerëzve që e kundërshtojnë Atë.