Një beduin nga banorët e shkretëtirës erdhi te Profeti (paqja qoftë mbi të!) që Profeti t'i tregonte atij për një punë, e cila do ta fuste atë në Xhenet. Profeti (paqja qoftë mbi të!) iu përgjigj se hyrja në Xhenet dhe shpëtimi nga Zjarri kushtëzohen me përmbushjen e shtyllave të Islamit, si: adhurimi i Allahut të Vetmit dhe mosbërja e asgjëje ortak me të. Falja e pesë namazeve që Allahu ua ka bërë obligim robërve të Tij gjatë natës dhe ditës, dhënia e zekatit që Allahu e ka bërë obligim atyre që e meritojnë, dhe të tregosh kujdes që muajin e Ramazanit ta agjërosh në kohën e vet. Burri tha: "Betohem për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im se nuk do të bëj asnjë adhurim më tepër se këto vepra obligative që i dëgjova prej teje dhe se nuk do të pakësoj asgjë prej tyre!" Kur u largua, Profeti (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush dëshiron të shohë një burrë nga banorët e Xhenetit, le të shohë këtë beduinin!"