explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo sëmundje, brengë, pikëllim, ankth, fatkeqësi, vështirësi, frikë dhe uri që e godet muslimanin, edhe nëse e godet ndonjë gjemb dhe i shkakton dhimbje, do të jenë shlyerje për gjynahet e tij.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarimi i mirësisë dhe mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij besimtarë, i Cili ua fal mëkatet përmes dëmit më të vogël që i godet.
  • Muslimani duhet të shpresojë shpërblim tek Allahu për atë që e godet dhe të jetë i durueshëm për çdo fatkeqësi, qoftë e madhe, qoftë e vogël, në mënyrë që kjo të jetë ngritje në shkallë (të Xhenetit) dhe shlyerje për veprat e këqija.