Profeti ﷺ, teksa ligjëronte, i sqaroi dy virtyte madhështore: I pari: ai që merr abdes me përsosuri, e plotëson dhe e përkryen sipas metodës profetike e i jep çdo gjymtyre sasinë e duhur të ujit, e pastaj thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhameden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)", i hapen tetë dyert e Xhenetit, të hyjë nga cila të dojë.” I dyti: ai që e merr këtë abdes të plotë dhe të përkryer, pastaj ngrihet pas këtij abdesi dhe i fal dy rekate, i përqëndruar në të me zemrën e tij me sinqeritet dhe përkushtim, duke ia dorëzuar fytyrën dhe të gjitha gjymtyrët e tij Allahut, Xheneti do t'i bëhet obligim.