Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se prindi e ka për detyrë t'i urdhërojë djemtë dhe vajzat e tij të falin namazin në moshën shtatë vjeçe dhe t'u mësojë atyre njohuritë e nevojshme për faljen e tij. E kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçe, ai duhet ta përforcojë urdhrin e tij, duke i disiplinuar ata nëse tregojnë shkujdesje në faljen e namazit. Gjithashtu, në këtë moshë, ai duhet t'i ndajë ata në shtretër të veçantë.